Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me sulmin me armë ndaj mobilierisë në Nikël.
Mësohet se Myslym Karaj ushtonte aktivitetin e tij prej 20 vitesh në këtë fushë, ndërsa njihet si familje e qetë dhe pa probleme në zonë. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes mbi 20 gëzhoja kallashnikovi, të cilat janë shkrehur mbi fasadën e mobilerisë.
Ndërkohë, gjatë dëshmisë së tij pronari i mobilierisë ka pohuar se nuk ka konflikte me askënd. “As dhe as familja e tij nuk i kemi borxh asnjë qindarkë njeriu. Nuk i kemi bërë keq askujt në jetën tonë.”, mësohet të jetë shprehur pronari i biznesit.