Mjeku u nda nga jeta në moshën 49 vjeçare, Basha: humbje e pazëvendësueshme

Sot me dhimbje mesova për një humbje tjetër, atë të dr. Gerond Husit, një mjek e profesionist i shkëlqyer, njerëzor e i papërtuar, një pedagog mendjendritur, një njeri që kushdo me krenari e pati mik e shok.
 
Shumë e vështirë të shkruash për humbjen e një mjeku, familjari, djali e prindi model. E dhimbshme që në këtë kohë po humbasim vlerat profesionale dhe njerëzore. Janë humbje të pazëvendësueshme për gjithë mjekësinë, mendimin shkencor e intektual, për shoqërine dhe familjen.
 
U prehsh në paqe, dr. Gerondi!

/albeu.com/

Shtuar 13.03.2021 04:03