Pas shiut pjesa më e madhe e vendit është pushtuar nga një mjegull e madhe. Nga Thumana në Tapizë mjegulla është shumë e dendur duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Mjegulla ka pushtuar autostradën Fushë Krujë-Laç si dhe Fushë Krujë Rinas. Gjithashtu dhe Fieri është gjithë mjegull.
Mjegulla e dendur ka qenë e pranishme që në mesnatë dhe vazhdon të jetë.
Shoferët janë detyruar të ecin shumë ngadalë dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë aksident deri më tani./albeu.com