Polumbarët e RENEA-s kanë nisur kërkimet në ujërat e lumit Seman në Fier, pasi ka dyshime të forta që një mjet të ketë rënë në lumë pasi është përplasur në orët e para të mëngjesit sot në Urën e Mbrostarit në Fier.
Sakaq policia po heton edhe një pistë të dytë, që mjeti të jetë larguar nga vendngjarja pasi të jetë përplasur me paramakët e hekurt të urës.
Mbetet e paqartë nëse mjeti që është përplasur në të ka përfunduar në ujë apo është larguar pas përplasjes. Për këtë arsye polumbarët e RENEA-s kanë nisur kërkimet në lumë.
Sipas njoftimit të policisë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit”, janë konstatuar të thyer parmakët anësore të njërit krah të kësaj ure.
Në anë të rrugës është gjetur targa e një automjeti.
Nga verifikimet rezultoi se kjo targë i përket një automjeti të marrë me qira nga shtetasi M. L., 26 vjeç, banues në Fier, me të cilin nuk është bërë e mundur marrja e kontaktit pasi numri telefonit del i fikur..Albeu.com.