Mister mbeten shkaqet që çuan në shpërthimin e depos së armatimit në të cilën mbaheshin predhat dhe armatimet e avionëve të ushtrisë greke në Volos.
Sipas autoriteteve greke ajo që i shqetëson ata është fakti se predhat dhe armatimet në depo në rast zjarri shkrijnë dhe nuk shpërthejnë.
Ekipet speciale ndodhen që prej ditës së djeshme në terren për të pastruar zonën dhe për të zbardhur shkaqet e shpërthimit të depos.
Kujtojmë se depo e armatimeve shpërtheu ditën mesditën e djeshme. Në depo mbaheshin armatimet e avionëve F16 të ushtrisë greke. Për fat të mirë nuk ka viktima nga shpërthimi.
Momenti i shpërthimit
Η στιγμή της έκρηξης στην Νέα Αγχίαλο. ??#βολος #φωτιες pic.twitter.com/9riqbYVlLc
— Nik_Mp ? (@4r7qjp1C2S4EQZV) July 27, 2023
Depo që shpërtheu ishte mbi tokë dhe ndodhej në një distancë prej rreth 6 km nga objektet kryesore të bazës ajrore. Zona përreth depos ishte shpyllëzuar plotësisht, ndërsa bimësia më e afërt ishte vetëm një ullishte, disa metra larg perimetrit të shpyllëzuar.
Municioni ruhej sipas specifikimeve të NATO-s, që do të thotë se hapësira e depos ishte prej betoni dhe pa asnjë bimësi. Megjithatë është mister se si ka ndodhur shpërthimi pasi armatimet në fjalë nuk shpërthejnë por shkrihen në rast zjarri. Megjithatë, sipas Forcave Ajrore , ekziston mundësia që municionet të kenë shpërthyer për shkak të temperaturave shumë të larta.
Por asgjë nuk mund të thuhet me siguri, pasi është shumë herët për konkluzione. Pritet ekspertiza e plotë e ekspertëve për zbardhjen e rrethanave të shpërthimit./albeu.com/