“Mirë si i keni vjedhur pronat, por dhe po i dhunoni”, Debate në Kuvend, Shehaj përjashtohet nga seanca pas përplasjes me socialistët: Plasi sytë! Nuk i keni parë videot!?

Deputeti Agron Shehaj është përplasur në Kuvend me kolegët socialistë lidhur me protestat e banorëve të fshatit Rrjoll, të cilët janë ngritur kundër resortit që kompania “Genner 2” po ndërton në pronat e tyre, dhe është përjashtuar nga seanca plenare.

Pasi mbaroj fjalën e tij, Shehaj fillimisht nuk po lironte foltoren, ndërsa më pas iu afrua socialistëve në tavolina duke i treguar foton e 19-vjeçarit të dhunuar nga policia në Rrjoll.

“Plasi sytë këtu, po mbron pronën e vetë”, tha ai duke i bërtitur pranë fytyrës Taulant Ballës, ndërsa nënkryetarja e Kuvendit e përjashtoi nga seanca plenare.

Shehaj deputetëve socialistë: Mirë si i keni vjedhur pronat, por dhe po i dhunoni. Nuk i keni parë videot. Po shkopin e gomës e ke provuar mbi kurriz. I kanë marrë pronën. Plasi sytë këtu, po mbron pronën e vetë. Pse po më përjashton, për Rrjollin?

Nënkryetarja e Kuvendit: Zoti Shehaj ju tërheq vëmendjen, Zoti Shehaj ju heq të drejtën e fjalës, Zoti Shehaj përjashtoheni nga seanca plenare.

Shehaj: Pse po më përjashton, për Rrjollin?

Nënkryetarja e Kuvendit: Pesë minuta pushim!


Shtuar 2.03.2026 20:52