Miratohet plani kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka njoftuar se sot në mbledhjen e qeverisë është miratuar plani kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Sipas Çuçit, plani përmban veprimtari konkrete dhe është përgatitur nga shumë institucione, bashkë me OKB.

“Sot miratuam planin e veprimit anti-trafik të personave si një pjesë e strategjisë tonë kundër krimit të organizuar. Plani i vitit për 2022 përmban veprime konkrete të shumë institucioneve por jo vetëm. Siç dihet trafiku i qenieve njerëzore është shumë kompleks ndaj do ketë adresim shumë konkret që fillon nga parandalimi i këtij fenomeni te rehabilitimi i viktimave. Është plan veprimi 2021 2025 kundër krimit të organizuar dhe është përgatitur nga shumë institucione, bashkë me OKB”, tha Çuçi./albeu.com

 


Shtuar 10.11.2021 10:18