Ministrit “nuk ia ndjen” për notën verbale ndaj Britanisë pas deklaratës për shqiptarët: Nuk pendohem

Shqipëria i ka dërguar notë verbale Britanisës së Madhe pas deklaratave të ministrit të emigracionit, i cili flet me gjuhë urretjeje ndja shqiptarëve dhe i cilëson ata kriminelë që nuk duhen lejuar të hynë në territorin e tyre.

Mirëpo, Robert Jenrickut si duket nuk ia ka njerë fare për reagimin e Tiranës zyrtare, dhe gjatë një interviste është shprehur se nuk është penduar.

“Nuk jam penduar për videon, duhet të jemi në gjendje të dallojmë diasporën shqiptare, të cilën ne e respektojmë dhe dëshirojmë të punojmë sa më afër, shtetasit britanikë që janë me origjinë shqiptare dhe ata që zgjedhin të vijnë këtu legalisht. Me gomone. Është absolutisht e drejtë që qeveria ka një qëndrim shumë të fortë për këtë”, tha ministri britanik.

Nga ana tjetër, drejtuesi i emisionit ku ai ishte ftuar, dënoi gjuhën që ministri ka përfdorur ndaj shqiptarëve.

Edhe ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smitt, ka reaguar për notën e protestës për gjuhën e ministrit Jenrick.

“Ajo që dua të qartësoj sepse i kam ndjekur komentet rreth deklaratës së Ministrit të Emigracionit. Njerëzit duhet të kuptojnë konbtekstin e atyre deklaratave. Ai po monitoronte fluturimin me avion të personave që do kthehen në Shqipëri. E kuptoj pse jemi të shqetësuar për të mos veçuar asnjë grup individësh, por nga ana tjetër duhet ta pranojmë se pamë një rritje massive dhe ishin shtetasit shqiptarë që përbënë nacionalitetin kryesor që udhëtuan në Mbretërinë e Bashkuar. Tani po garantojmë që ata që nuk kanë të drejtë të udhëtojnë në mënyrë të paligjshme të kthehen, pork jo ka të bëjë me emigrant të paligjshëm dhe ata që kanë udhëtuar nënyrë të paligjshme.

Por, çfarë ka thënë konkretisht ministri britanik Robert Jenrick për shqiptarët?

 

Ne po punojmë gjatë gjithë kohës për të larguar emigrantët e paligjshëm shqiptarë dhe shkelësit e shteteve të huaja. Dje vizitova një qendër emigracioni për të parë fluturimet tona javore për në Shqipëri dhe për të falënderuar stafin për punën e tyre vendimtare për të zbatuar kufijtë tanë dhe për të na mbajtur të sigurt. Të gjejnë shqiptarët, t’i ndalojnë ata, t’i çojnë në aeroport dhe t’i kthejnë në Tiranë. Jo vetëm këta, emigrantët e paligjshëm, por edhe kriminelë të rrezikshëm që kanë qenë të dënuar për drogë./albeu.com