Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ka dalë me raporton e ri për Ukrainën. Në raport thuhet se Rusia ka “bërë përparime të vogla në disa fusha që kur e zhvendosi fokusin e saj në pushtimin e plotë të Donbasit”.
Më tej tuhet se “pa mbështetje të mjaftueshme logjistike dhe luftarake në vend, Rusia ende nuk ka arritur një përparim të rëndësishëm. Vendimi i Rusisë për të rrethuar dhe jo për të sulmuar fabrikën e çelikut në Mariupol në Azovstal do të thotë se shumë njësi ruse mbeten të fiksuara në qytet dhe nuk mund të ridisponohen. Mbrojtja e Ukrainës ndaj Mariupolit ka lodhur gjithashtu shumë njësi ruse dhe ka ulur efektivitetin e tyre luftarak. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka propozuar që pagesat e kompensimit për familjet e personelit të shërbimit të vdekur të mbikëqyren nga ushtarakë dhe jo nga zyrtarë civilë. Kjo ka të ngjarë të pasqyrojë një dëshirë për të fshehur shkallën e vërtetë të humbjeve të Rusisë nga popullsia vendase.”/albeu.com