Ministria britanike e Mbrojtjes: I kemi dhënë Ukrainës mbi 4000 sisteme raketore antitank

Mbretëria e Bashkuar u ka ofruar forcave ukrainase më shumë se 4,000 sisteme raketore antitank për të ndihmuar në “rezistencën e tyre kundër agresionit rus”, thotë Ministria e Mbrojtjes.

Në një seri postimesh në Tëitter, ministria thotë se pajisjet e dërguara ishin NLAë (Armë e Lehta Anti-Tanke e Gjeneratës së ardhshme).

Ministria i referohet gjithashtu një videoje që e përshkruan si “propagandë ruse”. Duket se i referohet pamjeve të publikuara nga dy mashtrues të shquar rusë, të cilët pyetën Sekretarin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Ben ëallace, për një program të supozuar të armëve bërthamore për Ukrainën, dhe të cilët dukej se sugjeronin se Mbretëria e Bashkuar po i mbaronte armët antitank.

Në postimet në Tëitter, Ministria e Mbrojtjes thotë se Mbretëria e Bashkuar ka “sisteme të mjaftueshme armësh për të mbrojtur sigurinë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar dhe për të ruajtur angazhimet tona ndaj NATO-s”.

“Njerëzit duhet të jenë shumë skeptikë në lidhje me raportimin dhe pranimin si të vërtetë të çdo pjese të këtyre klipeve të doktoruara nga shteti rus,” shton ai.