Ministri kinez i Mbrojtjes: Një përplasje mes Kinës dhe SHBA do të sillte katastrofë

Ministri kinez i Mbrojtjes Li Shangfu, ka thënë se Pekini kërkon dialog për konfrontimin me Shtetet e Bashkuara, duke paralajmëruar se çdo konflikt midis dy kombeve do të sillte “katastrofë “ për botën”.

Lidhjet midis Uashingtonit dhe Pekinit janë të tensionuara për një sërë çështjesh, duke përfshirë Tajvanin, mosmarrëveshjet territoriale në Detin e Kinës Jugore dhe kufizimet e presidentit amerikan Joe Biden në eksportet e çipave gjysmëpërçues.

Nga ana tjetër ushtria amerikane pretendoi se një ditë më parë, marina kineze kreu “manovra të pasigurta” pranë një destrojeri amerikan që kalonte tranzit në ngushticën e ndjeshme të Tajvanit, ndërsa Pekini akuzoi Uashingtonin për provokimin e rreziqeve dhe minimin e paqes dhe stabilitetit në rajo.

Më herët gjatë ditës, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha në takimin në Singapor se Uashingtoni ishte “thellësisht i përkushtuar” për të ruajtur status quo-në në Tajvanin e vetëqeverisur që Pekini e pretendon si territorin e tij.


Shtuar 4.06.2023 18:48