Ministri italian bën deklaratën e frikshme: Lufta e Tretë Botërore do të nisë, nëse tanket ruse hyjnë në Kiev

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto ka thënë se nëse tanket ruse hyjnë në Kievm atëherë do të nisë Lufta e Tretë Botërore.

Deklarata e fortë e ministrit italian u bë gjati një takimi zyrtar që Crosetto zhvilloi me homologun  francez, Sebastien Lecornu, raporton media italiane. 

Ministria e mbrojtjes franceze dhe italiane njoftuan se takimi ka zgjatur rreth një orë, ku në fokus ishin zhvillimet mes Moskës dhe Kievit.

Është e rëndësishme që ushtria e Italisë dhe Francës të bashkëpunojnë rreth të ardhmes. Ne kemi trajtuar një sërë çështjesh duke filluar nga fronti lindor dhe çfarë po ndodh në Ukrainë. Ne kemi rënë dakord që lufta e nisur nga Rusia është kërcënimi më serioz për paqen dhe stabilitetin e Evropës që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Lufta e tretë botërore mund të nisë në momentin që tanket ruse të arrijnë në Kiev, dhe në këtë mënyrë edhe në kufijtë e Evropës”, tha ministri italian./albeu.com/