Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace tha në BBC se forcat e Vladimir Putinit po “bëhen më të dëshpëruara” dhe se “bota po sheh se si rusët thjesht dyfishojnë brutalitetin”.
Ai tha: Rusia nuk ka bërë ende përparimet e saj, është dita e 13-të. Autokolona në veri për të cilën kemi folur shpesh është ende goxha e bllokuar, dua të them me të vërtetë e mbërthyer, kështu që nuk po përparon.
Sipas Wallace, Mbretëria e Bashkuar do të rrisë sasinë e ndihmës vdekjeprurëse dhe jo-vdekjeprurëse për Ukrainën, detajet për të cilat ai do të shpallë në Parlament të mërkurën, dhe po ndihmon në organizimin e shpërndarjes së ndihmave përmes NATO-s dhe vendeve të tjera të BE-së.
Në temën që Polonia mund të furnizojë avionë për luftën në Ukrainë, ai tha se po zhvillohet një debat në këtë moment nëse Polonia do ta bëjë këtë.
“Anglia nuk mund të furnizonte avionë drejtpërdrejt në Ukrainë, ne nuk kemi të njëjtin lloj avionësh luftarakë që ata fluturojnë, MiG-29 dhe të tjerë… Pikëpamja jonë është se i takon Polonisë në baza dypalëshe të vendosë nëse do të mbështesin Ukrainën”, duke shtuar se Britania e Madhe do të mbështeste Poloninë si një aleat të vjetër.