Meloni i kundërpërgjigjet Trump pas deklaratës për foton në G7: Jam e tronditur, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili pretendoi se ajo i kishte kërkuar të bënin një foto së bashku gjatë samitit të G7.

Trump deklaroi se Meloni e kishte lutur për një fotografi me të, ndërsa shtoi: “Meloni më luti të bëja një foto me të. Më erdhi keq për të dhe pranova foton”. Ai vijoi më tej duke thënë se ajo “ndoshta është e lumtur që fola me të në G7, pasi nuk isha i detyruar të flisja me të”.

Të lidhura

None found

Fjalët e presidentit amerikan kanë nxitur polemika dhe kanë sjellë reagimin e menjëhershëm të Melonit, e cila tha se ishte e befasuar dhe i hodhi poshtë si të pavërteta ato që u thanë nga Trump.

“Deklaratat e Donald Trump janë plotësisht të sajuara . Sinqerisht jam e shokuar. Jam e habitur. Nuk e di pse presidenti amerikan sillet në këtë mënyrë ndaj aleatëve të tij. Nuk është hera e parë që ndodh.

Mund të them vetëm se është për të ardhur keq që ai nuk tregon të njëjtën vendosmëri ndaj armiqve të Perëndimit dhe udhëheqësve me të cilët duket shumë më i afërt. Një gjë duhet ta mbani mend: unë dhe Italia nuk lutemi kurrë”, u shpreh Meloni.

Ndërkohë, në mes të tensioneve diplomatike që kanë pasuar këto deklarata, ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani ka anuluar udhëtimin e planifikuar në Miami.


Shtuar 19.06.2026 13:36

casibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetpadişahbetjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetzirvebetGrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibompadişahbetjojobet girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobet