Miku i familjes zbulon gjendjen shëndetësore të Fatos Nanos

Ilir Kulla, ish-bashkëpunëtor i ngushtë i ish kryeministrit Fatos Nano dhe mik i familjes ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin Breaking në Top News.

Ai është pyetur nga moderatorja Fiori Dardha për gjendjen e ish-kryeministrit.

“Gjendja është shumë më e mire dhe mjekët janë optimistë. Ai është i vetëdijshëm, situata është përmirësuar. Duke e njohur sa i fortë është Fatosi, jam i bindur se do ja dalë.”

Nano gjendet i shtruar prej më shumë se dy javësh në repartin e reanimacionit të Spitalit “Hygeia” në Tiranë pas komplikacioneve me mushkërinë. /albeu.com


Shtuar 7.09.2023 11:37