Mickoski: Paga mesatare synohet të arrijë pranë 1.000 eurove deri në vitin 2028

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se objektivi i Qeverisë është që paga mesatare në vend të afrohet në 1.000 euro deri në përfundim të mandatit, në vitin 2028.

Të lidhura

None found

Sipas tij, të dhënat ekonomike dëshmojnë për një ecuri pozitive. Mickoski tha se rritja nominale ka kaluar 8 për qind gjatë viteve 2024 dhe 2025, ndërsa zhvillimet e favorshme pritet të vijojnë edhe në vitin 2026.

“Synimi i kësaj Qeverie është t’i afrohet pagës mesatare prej 1.000 eurosh deri në fund të mandatit”, u shpreh Mickoski.

Ai bëri të ditur se paga mesatare neto në korrik ishte 48.499 denarë, duke shënuar rritje nominale vjetore prej 7,1 për qind. Ndërkohë, eksportet gjatë tetë muajve të parë të vitit kapën vlerën 5,74 miliardë euro, ose 8,7 për qind më shumë./Telegrafi/


Shtuar më 11.10.2026 17:43