Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se ata do të presin deri nesër në orën 14:30 që Zaev ta dorëzoj dorëheqjen në Kuvend, ndërsa shtoi se në të kundërtën, ata në orën 14:30 do të dorëzojnë nënshkrimet për votim të mos-besimit të Qeverisë LSDM-BDI.
“Do të jem si zakonisht, preciz. Deri në orën 14.30 presim dhe më pas do ta nisim procedurën për votimin e besimit të qeverisë, nëse më parë nuk e mban premtimin Zoran Zaev”, tha Mickoski, raporton SHENJA.
Të lidhura
None found
Ai tha se fillimisht duhet të rrëzohet kjo qeveri dhe më pas, do të vijnë procedurat tjera.
“Të presim të ndodhë çështja e parë, Zaev ta mban premtimin e tij, edhe pse nuk besojmë se ai do ta bëj të njëjtën”, tha Mickoski.
