Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, nga Teatri Kombëtar në Shkup, tha se figura e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti është e sulmuar nga Artan Grubi. Sipas tij, shumë funksionarë janë me Artan Grubin jo për shkak bindjes por për shkak të detyrimit.
“Jo për shkak të idesë por për shkak mekanizmave të pushtetit. Jo për shkak të demokracisë, por për shkak të shantazhit. Dhe kjo duhet të marrë fund sa më shpejtë”, tha Izet Mexhiti, shkruan SHENJA.
Mexhiti ju drejtuar Artan Grubit duke i thënë se është i lexuar.
“Nëse aq shumë ja do të mirën BDI-së, urdhëro dhe ofro dorëheqje. Dikush që ua do të mirën qytetarëve mund ta bëj këtë edhe duke mos qenë ministër. Ja ku po ta hedhi dorëzën Artan Grubi. Ofro dporëheqjen sot dhe mos e kthe këtë betejë në betejë për përçarjen e BDI-së. Po të sfidojë publikisht: Boll u fshehe pas figurës së Ali Ahmetit. Urdhëro dhe bëj betejat e tuaja personalisht dhe dëshmoje autoritetin tënd në strukturë nëse e ke. Boll e keqpërdore partinë për të shëruar komplekset e tua. Urdhëro dil përballë sfidës dhe trego cili je në të vërtet”, deklaroi Izet Mexhit, raporton SHENJA.
Mexhiti tha se BDI nuk është në krizë, por është e kapur nga Artan Grubi./ina