Si rrallëherë, Bora Zemani publikon fotot e ëmbla me Donaldin (FOTO LAJM)

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë pa dyshim një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Pasi e mbajtën lidhjen e tyre të fshehtë për shumë kohë, një ditë ata vendosën ta pranon publikisht para të gjithëve dashurinë e tyre.

Bora ishte e ftuar në puntatën e parë të spektaklit “Binjakët” dhe prej aty rrëfeu gjithçka që ne nuk kishim ditur për marrëdhënien me Donaldin.

“Kur të kam parë për herë të parë e dija atë kohë që Jonida Maliqi ishte e lidhur me njërin nga binjakët dhe mendova me vete ishalla nuk është ky ai që është lidhur Jonida”, tregoi Bora.

Gjithashtu, teksa ishte e ftuar në emisionin “Shiko kush luan” disa muaj më parë, moderatorja pranoi hapur se Donaldi është dashuria e saj më e madhe.

“A është Donaldi përputhja jote, pra dashuria e jetës tënde?”, u pyet Bora. Pa u menduar dy herë moderatorja u përgjigj me “PO”, duke bërë për një deklaratë shumë të fortë dashurie.

Mirëpo këto kohë Bora dhe Donaldi na kishin munguar, sepse nuk i kemi parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ndoshta angazhimet e shumta profesionale i kanë penguar që të ndajnë detaje nga lidhja e tyre edhe me ndjekësit, por sot ata janë rikthyer dhe ju kanë shkrirë zemrat të gjithëve.

Bora ka publikuar dy foto shumë të ëmbla, ku në njërën prej tyre shfaqet ajo duke “i shtrydhur” fytyrën Donaldit dhe më pasi ai bën të njëjtën gjë me të. Edhe pse kanë qenë larg syrit të publikut këto kohë, çifti duket se po jetojnë momentet më të bukura bashkë.


Shtuar 13.03.2021 12:03