Ditën e sotme Meta i është drejtuar opozitës, duke i thënë se është përgjegjësi e tyre që të mbrojnë procesin zgjedhor.
“Ata kanë një përgjegjësi historike nesër dhe sot që të jenë tepër të kujdesshëm, të porosisin edhe simpatizantët e tyre që të jenë të tillë në mënyrë që të shmanget cdo provokim.
Të gjithë të ruajnë qetësinë, do të jetë një ditë e mrekullueshme, mjerë kush punon për krimin zgjedhor. Kjo histori ka mbaruar, asnjë ligj i reformës në drejtësi nuk do të preket. Letra për ata është përgjegjësi e madhe sepse ikën nga parlamenti, nuk morën pjesë në zgjedhjet lokale.
Tani zgjedhje daneze të mos presin as ata se nuk i kam pritur as unë, por duhet të koordinohen për të mbrojtur procesin zgjedhor nesër. Nga fillimi në fund për të shmangur cdo provokim dhe për të ruajtur cdo votë, jo vetëm të PD por u kam thënë që të ruajnë edhe votat për kandidatët e PS.
U bëj thirrje simpatizantëve dhe votuesve të opozitës, të mos mbajnë asnjë lekë të vjetër në xhep se do ti ndalojnë dhe do ti thonë të gjetëm një lekë në xhep dhe do donin të blinin vota”.-tha Meta. /albeu.com/