Celibashi i prerë: Mos ejani me telefon, nuk do të lejoheni të votoni!

Ditën e nesërme në Shqipëri mbahen zgjedhjet parlamentare. Kreu I KQZ , Ilirjan Celibashi ka deklaruar se nuk do të lejohen votuesit me celular me vete.

Celibashi ka bërë të ditur se nëse vihet se re dikush shihet me telefon në dorë është një tentativë për të fotografuar votën.

Celibashi: Asnjë votues me cellular nuk do të lejohet të hyjë në qendrën e votimit. Kushdo që shfaqet do konsiderohet si tentativë për fotografuar votën dhe do të ndiqet. Është një masë parandaluese në kuadër të luftës që të gjithë po bëjnë për të frenuar shitblerjen e votës.

Si do t’ia ndaloni telefonin votuesve?

Celibashi: Komisioni nuk do kontrollojë votuesit. Një votues nuk do të lejohet që ai të futet në qendër me telefon. Nëse ne nuk të shikojmë me telefon në dorë prezupozohet që nuk e ke. Por çdo gjest i cili tregon se je në posedim të një telefoni dhe e prezanton në qendër kjo do konsiderohet si tentativë për të fotografuar votën. /albeu.com/

 

 

 

Shtuar 24.04.2021 12:04