Meta reagon nga burgu: Nuk kam hyrë në SPAK, jam ende në qeli, mezi pres të takohem me ”kolegët” e megahajdutëve

Presidenti i PL-së, Ilir Meta, ka reaguar pas lajmeve se ai është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Meta shprehet se është akona në qelinë nr5 dhe se lajmërimin e ka marrë nga mediat dhe jo sipas procedurave ligjore.

Postimi i Metës:

Rreth 15 minuta më parë mediat e regjimit mashtruan duke pretenduar se unë kam hyrë në ambientet e SPAK. Nuk është e vërtetë.

Unë akoma jam në qelinë Nr.5, i gatshëm që në ora 10:00 për të shkuar në SPAK edhe pse lajmërimin e kam marrë nga mediat e regjimit dhe jo sipas procedurave ligjore.

Mezi po pres të takohem me “kolegët” e megahajdutëve të regjimit më të korruptuar në kontinent dhe pas seancës reciproke të pyetjeve në SPAK, jam i hapur t’u përgjigjem pyetjeve të gazetarëve.


Shtuar 7.01.2025 10:48

Tags: , ,