Meta nga Kavaja thirrje Ramës: Thellohu, reflekto dhe shko tek SPAK-u rrëfehu (VIDEO)

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka bërë thirrje nga Kavaja kryeministrit Edi Rama të reflektojë dhe të rrëfehet tek SPAK.

Meta ka qenë në zyrën elektorale të PD, ku  është pritur me duartrokitje nga qytetarët teksa ka parë vendin ku mbeti i plagosur 27-vjeçari Bledar Okshtuni, sekretar i degës. Në shoqërinë e tij ishte dhe kandidatja e PD Grida Duma.

“Jemi bërë faqja e zezë e botës për qejfin tënd. 3 vjet na bllokove me atë të Fierit, tani dhe 5-6 vjet. Thellohu, reflekto dhe shko tek SPAKU dhe rrëfehu vetë! Me qetësi. Presidenti e ka detyrë të bëjë thirrje për reflektim. Me qetësi! Çdo njeri që bën krime zgjedhore do të përgjigjet. Nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese”, deklaroi Meta.

 

 

 

 

 

 

 

 

Shtuar 19.04.2021 10:04