Ndodh sërish, Rama lë në mes intervistën me Babaramon: Mbylle këtu, kjo i vuri pikën (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe njëherë një veprim jo të hijshëm duke lënë në mes një intervistë televizive.

Këtë herë i ftuar në “5 Pyetje” me gazetarin Ilir Babaramo, Rama nuk i ka rezistuar pyetjeve duke hequr mikrofonat dhe larguar nga studio.

Pjesë nga biseda

Ilir Babaramo:

Edi Rama: Ju lutem ata që na ndjekin të na falin, u kërkoj ndjesë që po jap intervistë si piktor

Ilir Babaramo: Kthehemi tek…

Edi Rama: Mbylle intervistën

Ilir Babaramo: Kthehemi tek…

Edi Rama: Herë tjetër kur të ftoni kryeministrin, jam gati të vij prapë, por jo kështu

Ilir Babaramo: Ju do vazhdoni edhe dy tre pyetje që kam

Edi Rama: Jo, jo, mbyllet këtu gjithçka, do vij pas zgjedhjeve…Kjo i vuri pikën /albeu.com/

Shtuar 19.04.2021 10:04