Meta sot në Korçë, Rama nesër në SHBA: Kur do të betohet qeveria e re?

Pas votimit me 77 vota pro të qeverisë së re, pritet betimi i kryeministrit dhe ministrave nga presidenti.

Betimi ishte planifikuar të premtën në orën 10:00, duke qenë se sot presidenti Meta ndodhet në Korçë ku vlerësoi 4 të përnjekur politikë.

Por nuk dihet se kur do të bëhet betimi pasi mësohet se nesër kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt SHVA-ve, në kuadër të takimeve në OKB.

Pritet që të ketë një kominikim mes institucioneve nëse Meta do të kthehet nga Korça sot pasdite për të dekretuar “Rama 3”, ose kreu i qeverisë do shtyjë fluturimin për t’u betuar nesër në orën e përcaktuar para presidentit./albeu.com


Shtuar 17.09.2021 12:03