“Kam një parim”, Rama merr “në mbrojtje” Metën para kryeministrit të Luksemburgut

Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të flasë lidhur me çështjen e Ilir Metës në SPAK, në prani të kryeministrit të Luksëmburgut.

Gjatë konferencës së përbashkët, Rama ka thënë se ka parim që mos flasë kurrë për politikën e brendshme në prani të miqve që vijnë nga jashtë.

“Nuk flas kurrë në prezencë të miqve nga jashtë që na nderojnë për çështje të politikës së brendshme. Ky është parimi im”, tha Rama.

Përmes një njoftimi për mediat, SPAK sqaroi këtë të mërkurë se ka kërkuar nga KQZ një kopje të formularit të vetëdeklarimit për Ilir Metën ‘si pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme për padinë e bërë nga ish-deputeti Halit Valteri.

Kujtojmë se në qershor të këtij viti, Vlateri paditi ish-presidentin me akuzën se gjatë kohës që ka qenë në pushtet ka përfituar para nëpërmjet korrupsionit dhe këto i ka përdorur për lobim.

Pjesë padisë janë gjithashtu edhe Monika Kryemadhi dhe Vangjel Tavo./albeu.com/


Shtuar 26.08.2022 11:48