Meta konferencë urgjente për mediat, çfarë pritet të komunikojë

Presidenti Ilir Meta ka nisur konferencë urgjente për shtyp, në ambientet e Presidencës.

Konferenca e Metës zhvillohet një ditë pas kthimit nga vizita zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Meta është akuzuar nga Basha si pjesë e asaj që ai e quan “Trekëndëshi i Bermudës” që sipas tij është e keqja më e madhe për vendin.

Nga ana tjetër ai është akuzuar edhe për ndërhyrje në punët e brendshme të Partisë Demokratike, pasi ai u shpreh për mënyrën e zgjidhjes së krizës në PD.

Pritet që Meta gjatë konferencës së ditës së sotme t’i kthejë përgjigje edhe akuzave të kryedemokratit Basha./albeu.com/


Shtuar 14.01.2022 12:50