Meta flet për referendum: Është i domosdoshëm, populli nuk gabon, udhëheqësit po

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ftuar në emisioni “Log.”ka thënë se situata në Shqipëri është aq e rëndë, sa referendumet janë shumë të rëndësishme. Meta tha se është koha që asnjë vendim kushtetues nuk duhet bërë pa referendum.

“Për aq kohë sa institucionet funksionojnë në mënyrë perfekte. Asnjëherë nuk ka qenë më rëndë Shqipëria me institucionet. Kur ndodh ajo që ndodh, kur anëtarët e gjykatës kushtetuese betohen te noterët privatë dhe presidentit I bëhet presion, derisa jemi në këtë situatë, e pashë të arsyeshme thirrjen e popullit me 2 mars. Këtu asjnë deligjitmuar kaq shumë institucionet saqë rruga e vetme e vendosjes së kushtetutshmërisë është aktivizimi i popullit dhe referendumi. Në tre referendumet e mëparshme, populli nuk ka gabuar. Populli shqiptar në referendume ka shkëlqyer. Në këtë moment, që ushtron këtë, sa herë që e sheh që qeveria nuk funksionon, ta përdorë si mjet. Ku ka vend më të suksesshëm sesa Zvicra për referendume. Një politikan si unë e ka shumë të sinqertë. Kam dhënë dhe kam marrë besim dhe e kam bindje të plotë që aplikimi i referendumit është i domosdoshëm. Referendumi është e vetmja garanci. Populli nuk gabon, udhëheqësit po. Ka shumë çështje që duhet të shkojnë në referendum. Dua t’ju them se asnjë ndryshim kushtetues nga kjo që na ka ndodhur ne, asnjë ndryshim kushtetues në të ardhmen nuk duhet të bëhet pa referendum. Ne kemi injoruar rëndësinë e kushtetues si garancia më e fortë juridike për të qenë një shtet serioz”, tha Meta.

Vijon…


Shtuar 6.09.2022 21:27