Meta flet pas shkarkimit: Kush më detyroi që të përfshihesha në fushatë

Presidenti i vendit Ilir Meta ka dalë në një konferencë të parë me gazetarët, pas vendimit të Kuvendit për shkarkimin e tij.

Presidenti Meta në deklaratën e tij të parë pas shkarkimit nga Kuvendi:

Mirëseerdhët në epokën e pluralizmit politik pas 25 Prillit, nuk ka shumë arsye për të qenë të lumtur, por të paktën jemi të kënaqur, që po kalojmë nga parlamenti komunist, në parlament demokratik, edhe pse zgjedhjet nuk kanë përfunduar ende dhe duhet të jemi të duruar.

Meqë ka pasur kërkesa nga ana juaj, për shfaqjen më të fundit të parlamentit monist, ju e dini që jemi përpjekur që të qëndrojmë jashtë asaj shfaqje, që ka qenë e qartë se bëhej për të spostuar vëmendjen. Kështu që pa e zgjatur shumë, po iu theksoj gadishmërinë time për të folur për atë shfaqje.

Ata e kishin me tik tak, që presidenti duhet të linte takimet që kishte për të shkuar në Kuvend.

Përfshirja e presidentit në fushatë, kush e përfshiu:

Të lutem regjia, 10 Mars dita e prezantimit të kandidatëve të PS-së (Nxjerr videon e Ramës, që e cilëson presidentin kryedeputet) “Sot në kushtet kur flasim, përfytyrojeni tani sikur në 25 Prill të mos zgjidhet kjo, por të zgjidhet ky”, thotë Rama.

Kalojmë te tjetra (karikaturë që është vendosur Meta në Gjirokastër), këto nuk i ka vendosur as presidenti dhe askush nga opozita.

Nuk do tiu marr shumë kohë për këto çështje, nuk kam asnjë shqetësim nga Kuvendi.


Shtuar 11.06.2021 13:28