Kryedemokrati i Durrësit Ferdinand Xhaferaj u surprizua gjatë takimeve me qytetarët teksa para i doli një ish-mësuese, e cila deklaroi që në fillim se ishte socialiste, por se nuk mund të rrinte “pa i thënë dy fjalë” kandidatit demokrat.
Gruaja thekson se “është e majtë që prej vitit 1990 dhe ndoshta e tillë do të vdesë” duke vlerësuar ndërkohë Xhaferajn si një person i të respektuar, familjar dhe që i rri pranë qytetarëve të Durrësit.
Nga ’90 deri më tani jam e majtë dhe ndioshta deri në fund aty doi të rri sepse të tillë e kam mendimin. Megjithatë, ne jetojmë në një qytet, ndajmë të njëjtën rrugë dhe të njëjtën shkallë. Jetojmë bashkë dhe nuk ka pse të shohim njeri-tjetrin me rivalitet dhe të urrejmë njeri-tjetrin”, tha ajo.
“Kam ardhur për ju personalisht sepse kam shumë respekt. Kam shumë respekt edhe për zonjën tuaj dhe ju respektoj sepse jeni një familjar shumë i mirë, jeni korrekt, jeni qytetar mbi të gjitha për mua si durrasake që jam”, tha e moshuara duke vijuar më pas në rutinën e saj.
Ferdinand Xhaferaj riorganizoi degën e Partisë Demokratike të Durrësit si kreu i saj, ndërsa aktualisht është nr.5 i PD-së në qarkun e Durrësit. /albeu.com/