Mesfushori Bardhi i infektuar me Covid-19, mbetet jashtë kombëtares

Mesfushori i Levantes, Enis Bardhi, ka rezultuar pozitiv pas testit që u zhvillua në kampin e kombëtares së Maqedonisë së Veriut, ku ishte dhe i ftuar për dy miqësoret në qershor, kundër Kazakistanit dhe Sllovenisë.

Media spanjolle hedh dyshimin nëse trajneri maqedonas do të presë apo do ta zëvendësoje Enis Bardhin, pasi Maqedonia e Veriut po përgatitet për pjesëmarrjen për herë të parë në Kampionatin Europian.

Për fat të keq, mesfushori Enis Bardhi humbi dhe ndeshjen e “play-off” me Maqedoninë, pas një dëmtimi në shpinë, ndërkohë që tani rrezikon dhe pjesëmarrjen në “Euro 2020”, kompeticionin i cili do të zhvillohet në verë.


Shtuar 27.05.2021 17:41