Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Gjatë një konference për mediat me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa, theksoi se Shqipëria duhet të përshpejtojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Costa u shpreh se Shqipëria ka përmbushur piketat e ndërmjetme për grupkapitullin e parë për çështjen e “Themelore”-ve.

Të lidhura

None found

Sipas tij, kjo tregon që shtetet anëtare kanë kuptuar dhe vlerësuar angazhimin e Shqipërisë për të vijuar drejt anëtarësimin dhe rrugëtimin e saj në BE.

Costa tha se angazhim i vazhdueshëm, i prekshëm politik për sundimin e ligjit dhe për ruajtjen e një gjyqësori të pavarur dhe llogaridhënës, janë themele thelbësore për anëtarësimin në BE.

“Së pari, i dashur Edi, faleminderit shumë për mikpritjen tuaj të ngrohtë në Tiranë dhe për mirëseardhjen sepse për mua është gjithmonë kënaqësi që të vij në Tiranë dhe sot, unë vlerësoj dhe përgëzoj vendosmërinë e Shqipërisë, përpjekjet e saj për t’u bërë shtet anëtar i BE dhe kjo në sajë të, në veçanti, rolit tuaj, Edi, një rol aspak të vogël dhe angazhimit tuaj personal në këtë proces. Javën e shkuar, ashtu siç u konfirmua, pra edhe në konferencën ndërqeveritare, ne pamë ecurinë e Shqipërisë dhe Shqipëria në fakt ka përmbushur piketat e ndërmjetme për grupkapitullin e parë për çështjen e “Themelore”-ve.

Kjo tregon që shtetet anëtare kanë kuptuar dhe vlerësuar angazhimin e Shqipërisë për të vijuar dhe për të ecur përpara më tej në anëtarësimin dhe rrugëtimin e saj, pra drejt BE dhe ky është fillimi i një faze të radhës, një faze tjetër e cila është impenjative, e cila do të përqendrohet tek çështja e zbatimit dhe tek historiku që do të ketë Shqipëria dhe siç e thoni dhe ju shpesh, Edi, këto reforma më shumë sesa kushte të vendosura nga Bashkimi Europian, janë në fakt zgjedhje nga ana juaj për të ndërtuar institucione të forta demokratike. Që do të thotë, që një angazhim i vazhdueshëm, i prekshëm politik për sundimin e ligjit dhe për ruajtjen e një gjyqësori të pavarur dhe llogaridhënës, janë themele thelbësore për anëtarësimin në BE. Ju inkurajoj që të përshpejtoni përpjekjet tuaja për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Bashkimi Europian është në fakt partneri më i besueshëm i Ballkanit Perëndimor dhe i Shqipërisë. Është dhe investuesi kryesor dhe partneri më i rëndësishëm tregtar”, u shpreh Costa.


Shtuar 2.06.2026 12:50

jojobetcasibomcasibomjojobetcasibomcasibomMadridbetMadridbetmarsbahistipobet girişjojobetgrandpashabetjojobetjojobetmatbetJojobetkavbetGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026GrandPashaBet ŞikayetholiganbetCasibom GirişJojobet GirişjojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş