Ditën e sotme, një bankë e nivelit të dytë pranë stadiumit “Dinamo” në Tiranë, është grabitur. Sipas informacioneve, dyshohet se autorët kanë qenë të armatosur.
Raporton se një person është futur brenda bankës dhe i ka marrë një shumë parash një qytetari që sapo po i depozitonte.
Të lidhura
None found
Ende nuk dihet shuma e parave të marra.

Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit.
