Mesazh për Ramën? Ambasada Amerikane vlerëson publikisht Dritan Lelin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, së fundmi ka shpërndarë një postim të bërë nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.

Ambasada e SHBA shkruan se janë shumë krenar me partneritetin me Bashkinë e Vlorës, sakaq kane falenderuar Lelin për mbështetjen e tij.

“Këndet tona Amerikane në të gjithë Shqipërinë përfaqësojnë miqësinë midis SHBA dhe Shqipërisë. Ne jemi shumë krenarë për partneritetin tonë të fortë me Bashkinë e Vlorës.

Faleminderit, Kryetari Leli për mbështetjen tuaj. Le të vazhdojmë të ëndërrojmë, të shpërndajmë njohuri dhe të fuqizojmë rininë në 30 vitet e ardhshme dhe më tej, krah për krah!” thuhet në postimin e bërë nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

Leli pak ditë më parë u përjashtua se nga radhët e Partisë Socialist për shkak se ai refuzoi të japë dorëheqjen për t’u kandiduar si deputet, pasi mësoi se i ishte ofruar një pozicion jo i favorshëm në listë.

Në lidhje me këtë pati shumë polemika, ndërkohë, Kryeministri Edi Rama tha se “Si me të, si pa të, ne do të vazhdojmë përpara”.


Shtuar 17.03.2021 20:46