Rama i vizën Dritan Lelit dhe e bën shembull para PS: Nuk është më pjesë e jona!

“Dritan Leli nuk është më pjesë e PS”

Kështu është shprehur kryeministri Rama duke I dhënë fund marrëdhënies me Lelin, ashtu sic flitej prej kohësh në media.

“Dritan Leli nuk është më pjesë e jona. Me mua dhe Damianin nuk do të dalë në fushatë. Nëse ka preferencë për ndonjë kandidat privatisht le ta ndihmojë, por jo me ne”, -thuhej në letrën, e cila u lexua në mbledhjen e asamblesë nga Damian Gjiknuri.

Rama shkruante në letër se sipas sondazheve të bëra nga Partia Socialiste, nëse Leli do të përfshihej në listat e deputetëve, do të arrinte deri mandatin e nëntë të kësaj force në qytetin bregdetar.

“Të njëjtën ftesë, ia bëra dhe kryetarit të bashkisë së Dibrës, dhe menjëherë ky i fundit pranoi të ikte nga bashkia”, thuhet më tej në letrën e Ramës.

Madje Rama shkruan se që në qershor, Leli thoshte se për ty jap dhe jetën, ndërsa sot nuk ndërron as karrigen për mua dhe Partinë Socialiste.

Vetë Leli nuk ka pasur asnjë reagim për mediat lidhur me zhvillimet në PS-në e Vlorës, dhe ka preferuar që të gjitha këto ditë të jetë sa më larg vëmendjes.

Rama thotë ne letrën që është lexuar nga Gjiknuri, se ai nuk ka asnjë gjë personale me kryebashkiakun Leli, por ai refuzoi që të ndiqte strategjinë e PS-së. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 11.03.2021 11:24