Kryeministri Edi Rama, ka publikuar fotografi nga darka e përfaqësuesve të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel.
Përmes një videoje të postuar në llogarinë e tij në Facebook, kreu i qeverisë qëndron pranë përfaqësuesit serb të presidencës boshnjake, Millorad Dodik dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
“Bruksel – Fotoja Famijare përpara darkës së punës me liderët e Ballkanit Perëndimor, ftuar nga Josep Borrell, Shefi Diplomacisë Europiane dhe Zv.President i Komisionit Europian”, shkruan ai në postim.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel këtë mbrëmje, ku do të zhvillohet një takim mes liderëve të Ballkanit Perëndimor./albeu.com/