Mes territ dhe karrigeve të përmbysura, deputetët e PD ngujohen në Kuvend, ia marrin këngës së Adem Jasharit me cigare ne gojë (VIDEO)

Deputetët e opozitës vijojnë të qendrojnë në sallën e seancave plenare, edhe pas vendimit të Komisionit të Etikës për përjashtimin e 26 prej tyre.

Siç shihet edhe në video, edhe se me drita të fikura deputetët vijojnë të qendrojnë në sallë ndërsa në sfond dëgjohet kënga “Mora Fjalë” kushtuar heroit legjendar Adem Jashari, e cila është bërë hit pasi këndohet në çdo stadium kur luan kombëtarja e Shqipërisë.

Në video shihet gjithashtu që disa prej deputetëve janë ulur në dysheme, karrige të përmbysura, si dhe deputetë të tjerë që qendrojnë në këmbë.

Ndëkrohë ka nga ata deputetë që pijnë dhe cigare për të përballuar “stresin” që ju ka krijuar mazhoranca.


Kujtojmë që seanca e sotme plenare nuk u zhvillua pas deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe karriget e ministrave.

Ndëkrohë pas kërkesës së mazhorancës, 26 prej deputetëve të opozitës janë përjashtuar nga Komisiioni i Etikës për 10 ditë.

Deutetët e përjashtuar janë Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, , Xhelal Mziu, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj, Luan Baçi, Lefter Gështenja, Ina Zhupa. Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi, Sorina Koti, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj, Tomor Alizoti dhe Qani Xhafaj.

/AlbEu.com/


Shtuar 19.10.2023 12:59