“Merrte 50-150 mijë euro për një vrasje”, kush është Kevin Zeneli, “killeri” i besuar i Kasandër Nogës

Kevin Zeneli, 24 vjeç është ‘killeri’ i besuar i Kasandër Nogës, i cili porositi dy atentate në vendin tonë. Zeneli, sipas policisë merrte nga 50 mijë deri në 150 euro për të kryere një vrasje.

Kevin Zeneli për ta ndihmuar në vrasje ka paguar edhe vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj si dhe Ilirjan Feçin.

Kevin Zeneli në vitin 2022 ishte porositur nga Kasandër Noga për të vrarë Geron Hasanbelliiu, por ngatërroi objektiv duke vrarë Erion Çelën.

Po ashtu Kasandër Noga ka porositur nëpërmjet Kevin Zenelit vrasjen e Arben Manecit (Mërkuri) në Durrës në maj të vitit 2022./albeu.com


Shtuar 24.02.2024 12:09