Merret vendimi/ Qeveria shpall fshatin Lin pasuri kulturore të paluajtshme

Këshilli i Ministrave, ka shpallur gjatë mbledhjes së zhvilluar ditës së sotme, shpalljen e fshatit Lin të Pogradecit, pasuri kulturore të paluajtshme “Ansambël arkitektonik urban”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren zyrtare.

Në vendimin e marrë nga qeveri thuhet se ngarkohet Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor për publikimin e hartave të “Ansamblit Arkitektonik Urban” të fshatit Lin dhe zonës mbrojtëse në Gjeoportalin Kombëtar.

Të lidhura

None found

Gjithashtu ngarkohen edhe Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Mjedisit dhe Bashkia Pogradec për zbatimin e këtij vendimi.

V E N D O S I:

1. Deklarimin pasuri kulturore e paluajtshme “Ansambël arkitektonik urban” të një zone në fshatin Lin, sipas hartës dhe koordinatave në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH), që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Përcaktimin e zonës mbrojtëse të “Ansamblit arkitektonik urban” të një zone në fshatin Lin, sipas hartës dhe koordinatave në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH), që i bashkëlidhen këtij vendimi.

3. Miratimin e planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e këtyre zonave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

4. Ngarkohet Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor për publikimin e hartave të “Ansamblit Arkitektonik Urban” të fshatit Lin dhe zonës mbrojtëse në Gjeoportalin Kombëtar.

5. Ngarkohet Agjencia Shtetërore e Kadastrës për regjistrimin e këtij vendimi, në përputhje me ligjin nr.111/2018, “Për kadastrën”, dhe me aktet nënligjore në fuqi.

6. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Mjedisit dhe Bashkia Pogradec për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA.


Shtuar 26.03.2026 21:27