Mëngjesin e kësaj të premtje ka marrë fund dhe ngërçi i krijuar prej dy ditësh në aeroportin e Rinasit.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se kanë nisur normalisht puna dhe aktualisht po vijojnë me Check in udhëtarët për në Bolonja dhe Bruksel.
Lajmin për rikthimin e normalitetit e ka bërë edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ku shkruan se sot në orën 09:00 shënohet dhe fundi i krizës së bllokimit të punës nga greva e kontrollorëve të AlbControl
“Duke filluar nga ora 09:00 e ditës së sotme, operimet në aeroportin e Rinasit dhe në hapësirën ajrore shqiptare kthehen në normalitet“, ka shkruar Balluku.