Miss-it i heqin kurorën me dhunë, policia vë në pranga shkaktaret e incidentit! (VIDEO)

Në kompeticionin e bukurisë “Mrs Sri Lanka” ka ndodhur një incident që ka shkaktuar bujë të madhe.

Në një ceremoni televizive Pushpika De Silva fitoi titullin “Mrs Sri Lanka” dhe fituesja e vitit të kaluar, Caroline Jurie duhej ta kurorëzonte atë. Pasi i vendosi kurorën, Jurie u rikthye në skenë, mori mikrofonin dhe tha se nuk mund ta mbante titullin, sepse ishte e divorcuar.

Pastaj Jurie tërhoqi në një mënyrë aspak të kujdesshme kurorën nga koka e De Silva-s dhe ia vendosi shoqërueses së parë.

“Ekziston një rregull që ndalon gratë që janë martuar dhe janë divorcuar, kështu që unë po marr një hap tjetër dhe po e kaloj kurorën në vendin e dytë,” -i tha Jurie publikut.

Pasi ia hoqi kurorën me forcë, ajo ia vendosi shoqërueses së dytë. Në një postim në Facebook, De Silva tha se ajo shkoi në spital për t’u trajtuar për dëmtime në kokë pas incidentit.

“Ka shumë nëna beqare si unë sot që vuajnë në Sri Lanka. Kjo kurorë u kushtohet atyre grave, atyre nënave beqare që vuajnë për të rritur fëmijët e tyre vetëm.”, tha ajo në një konferencë për shtyp.

“Ne jemi të zhgënjyer. Ishte e turpshme se si Caroline Jurie u soll në skenë dhe organizata ‘Mrs World’ tashmë ka filluar një hetim mbi këtë çështj.”, tha organizatorja kryesore e konkursit, Chandimal Jayasinghe.

BBC raportoi se policia në Sri Lanka arrestoi Caroline Jurie dhe modelen Chula Padmendra si pasojë e incidentit, me akuzat e lëndimit të thjeshtë dhe kauzës kriminale.


Shtuar 9.04.2021 08:04