Merr fund arratia! Dënuar me 5.5 vite burg, arrestohet bashkëshorti “mashtrues” i Angela Martinit (FOTO LAJM)

Pas shumë kohësh në arrati ka rënë në prangat e policisë greke biznesmni rumun Dragos Savulescu, bashkëshorti i modeles shqiptare, Angela Martini.

Dragos Savulescu I dënuar me 5.5 vite burg për përfshirjen e tij në një skandal të madh ekonomik në Rumani, është vënë në pranga teksa shijonte jetën e luksit në Greqi, në Mykonos.

Sipas medias greke, Protothema, bashkëshorti I Angela Martinit jetonte mes luksin në ishullin grek, duke shpenzuar shifra marramendëse në ristorante dhe në jahte.

Akuza, arratia dhe arrestimi:

Dragoș Savulescu  në fillim të vitit 2019 u arrestua dhe u dënua me 5.5 vjet burg për përvetësim, së bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea, ish-president i Dinamos dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.

Pas vendimit të autoriteteve gjyqësore, ai u arratis në Itali, konkretisht në Napoli, për t’u arrestuar përfundimisht ditën e djeshme në Mykonos nga Rojet Bregdetare, të cilët së bashku me zyrtarët e Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos organizuan një operacion të madh për arrestimin e tij.

Urdhri i arrestit për Savulescu u lëshua nga Interpoli me kërkesë të autoriteteve rumune për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe për mashtrim kundër shtetit. /albeu.com/

 

 


Shtuar 10.08.2021 11:38