Merr flakë në ecje makina në aksin Himarë-Sarandë

Një makinë ka marrë flakë në ecje, në aksin rrugor Himarë-Sarandë. Nga hetimet paraprake, dyshohet se shkak është bërë një shkëndije elektrike.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Më datë 14.06.2021, rreth orës 13:15, në aksin rrugor Himarë-Sarandë, një mjet i markës “Nissan”, me drejtuese shtetasen A.D., në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm deme materiale.

Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 14.06.2021 14:00