De Paul duhet të vendosë të ardhmen, Atletico apo Milan?

Atletico Madrid dhe Milan kanë objektiva të përbashkët në merkato. “Los Colchoneros” kanë si prioritet Rodrigo De Paul të Udineses me këta të fundit që kërkojnë shumë për lojtarin çka ka shtyrë klubin spanjoll të kontaktojë Calhanoglu.

Mesfushorit turk i është bërë një ofertë 3 milionë euro cash për firmën dhe 3 milionë euro pagë dhe nëse marrëveshja mbyllet, atëherë kuqeznjtë do të hidhen në sulm pikërisht për De Paul për të zëvendësuar lojtarin turk.


Shtuar 14.06.2021 14:05