Paraditen e sotme, linja e tensionit të mesëm afër një shkolle 9-vjeçare në Tiranë ka marrë flakë. Mësohet së ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës në shkollën “Ahmet Gashi”.
Për efekt sigurie, ka nisur evakuimi i nxënësve për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.
Ndërkohë policia dhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.01.2022, rreth orës 11:00, në Laprakë, jashtë rrethimit të shkollës “Ahmet Gashi”, në një shtyllë tensioni, ka pasur shkëndijë elektrike, ku ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e OSHEE-së, të cilat po merren me riparimin e saj./albeu.com