Megaoperacioni në Itali! 16 të arrestuar, mes tyre edhe 3 shqiptarë e 423 kg drogë

Policia italiane ka arrestuar 16 persona, mes tyre edhe 3 shtetas shqiptarë.

Personat e arrestuar dyshohen për trafik kombëtar droge.

Operacioni u krye në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme nga anti-mafia italiane në bashkëpunim me carabinierët.

Në përfundim të operacionit u sekuestruan 423 kg drogë, u zhvillua në Siçili, Kalabri dhe në provincat e Katanias, Raguzës Sirakuza dhe Kalabria dhe Malta.

Sipas raportimeve, nga hetimet u zbuluan veprimtari kriminale të ndërmarra nga subjekte nga Raguza, Shqipëria dhe Malta. Ata dyshohet të jenë përgjegjës për trafikim të kokainës, hashashit dhe marijuanës të blera nga Shqipëria, Pulia dhe Kalabria dhe të rishitur në Siçili, Lombardi dhe Maltë.

Paraburgim përpara gjyqit është caktuar për Alessandro Agostino; Giuseppe Agostino; Salvatore Agostino; Rosario Amico; Lucia Armenia; Antonio Bevilacqua; Rocco Bevilacqua; Antonio Salvatore Commisso; Fatjon Cuca; Emiljano Hoxhaji; Eriseld Hoxhaji; Zonja Hoxhaji; Roberto Melfi; Pietro Sessa; Gjon Spiteri./albeu.com/


Shtuar 1.12.2021 13:10