Mediat serbe shkruajnë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka urdhëruar ushtrinë e tij që t’i lëshojë disa avionë luftarakë për t’i shkatërruar “dronët e armikut”, të cilët thonë se vëzhguan pozicionet e ushtrisë serbe, e cila sot u urdhërua të vendoset në gjendje gatishmërie.
Siç shkruajnë mediat më të afërta me Vuçiqin, ky i fundit ka lëshuar udhër zyrtar që “dronët e armikut” në afërsi të kufirit me Kosovën “të asgjësohen menjëherë”.
Të lidhura
None found
“Vuçiq vendosi ta ndërmarrë këtë hap pas incidentit që ndodhi në zonën mbi Merdar dhe në afërsi të Rashkës, kur dronët e panjohur vëzhguan kazermat dhe pozicionet e Forcave të Armatosura Serbe”, shkruan mediumi serb, “Politika”.
Për t’i penguar aktivitetet e prentenduara “të armikut”, mediat atje shkruajnë se avionë të tipit “MiG 29” u ngritën në aksion pët të vëzhguar dhe potencialisht për t’i sulmuar dronët./Express
