Leo Messi këtë javë do të zbulojë nëse do të qëndrojë ose jo te Barcelona.
Don Balon raporton se argjentinasi do të qëndrojë te Barcelona, kjo pas lajmit se miku i tij te ekipi kombëtar i Argjentinës, Sergio Aguero do të transferohet në Barcelonë.
Shenjë tjetër që Messi nuk do të largohet sipas mediave spanjolle është mos përfshirja e tij në ndeshjen e fundit ndaj Eibarit, Messi nuk do të largohej nga Barcelona pa një lamtumirë të fundit drejtuar klubit të tij, raportojnë mediat nga Spanja. /albeu.com/