Gruaja ukrainase ka rrëfyer momentin e vështirë të jetës së saj, kur rusët i shkuan në shtëpi dhe i vranë burrin.
Iryna Aramov, qëndron jashtë rrënojave të shtëpisë së saj në Bucha, ku bashkëshorti i saj u vra.
“Do të doja të më kishin vrarë dhe mua”, thotë ajo mes lotëve.
Iryna Abramov, tregoi më tej se trupat ruse sulmuan shtëpinë e tyre barbarisht, i vunë flakën dhe e nxorrën burrin e saj jashtë.
“E vranë para syve të mi”, tha gruaja.
Oleg Abramov, një saldator 40-vjeçar, i cili jetoi një jetë të qetë në Bucha, me sa duket u qëllua me plumb pas koke jashtë shtëpisë së tij, vetëm pak çaste pasi trupat ruse mbërritën.
“Burri im nuk ishte ushtar. Ai kurrë nuk kishte mbajtur armë. Ai ishte një njeri paqësor,” tha Iryna.
“Ata e morën nga shtëpia jonë me pantofla, i kërkuan të hiqte këmishën, i kërkuan të gjunjëzohej në tokë dhe e vranë”.
Kur ajo vrapoi dhe gjeti trupin e tij të shpërfytyruar, katër ushtarët rusë që e tërhoqën zvarrë po qëndronin në këmbë duke pirë ujë, tha ajo.
Ajo u bërtiti atyre për ta qëlluar, dhe njëri ngriti armën e tij, pastaj e uli, pastaj e ngriti përsëri dhe e uli, derisa Volodymyr e tërhoqi zvarrë brenda.