Me veshje e makina super luksoze, autori i aksidentit horror në Tiranë është djali i ish-shefit të Policisë(FOTO LAJM)

Pasditen e sotme në Tiranë u shkaktua një aksident i rëndë në Tiranë ku u  plagos rëndë një vajzë e re rreth 30-vjeçare. Burimet bëjnë me dije se autori është shtetasi Jehon Breçani, vetëm 19-vjeç i cili u vu në pranga menjëherë pas askidentit.

I riu i cili dyshohet se po ecte me shpejtësi, ka hyrë në trotuar duke përplasur 30-vjeçaren e cila dyshohet se është shtatzënë. E plagosura është dërguar me urgjencë në spital ku mësohet se ka dëmtuar rëndë njërën këmbë.

Burimet për albeu.com bëjnë me dije se i riu, është djali i ish-drejtorit të Policisë Tiranë, Erzen Breçani.

Siç mund t’a shihni në pamjet e publikuara, i riu duket i fiksuar pas jetës luksoze, me veshje firmato dhe makina luksoze.  Vetëm 2-3 orësh para aksidentit, Jehon Breçani ka postuar një foto në story, ku shihet se po drejtonte makinën gjatë motit të keq që pushtoi Tiranën, pasditen e sotme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 10.06.2021 21:15